Çifti i njohur turk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Bëhet fjalë për Hande Erçel dhe Kerem Bursin, për ndarjen e të cilëve thuhet se shkak është aktorja Demet Ozdemir, me të cilën Bursin do të jetë pjesë në një serial të ri.
ë fakt, aktori ka tentuar të pajtohet me të dashurën e tij përmes miqve të përbashkët, por Hande, nga ana tjetër, u ka thënë miqve të afërt se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ka kthim pas.
Sipas burimeve të ‘Hurriyet’, arsyeja e ndarjes është pikërisht bashkëpunimi i Bursin me Demet Ozdemir.
Të dy aktorët pritet të luajnë rolet kryesore në një serial që do të transmetohet në një platformë të njohur digjitale.
Hande, e cila e mësoi nga gazetat se Bursin do të ishte në të njëjtin projekt me Ozdemir, ka reaguar ashpër ndaj të dashurit të saj.
Nga ana tjetër, Bursin, i cili u pa duke dalë nga shtëpia e aktores, tha: “Nuk e di pse. A duhej mësuar ky lajm nga gazetat?”