INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si u përfshi Ronela Hajati në sherrin e tmerrshëm në një club ‘’U rraha me njërin, e bëra të vdekur’’

Si u përfshi Ronela Hajati në sherrin e tmerrshëm në një club ‘’U rraha me njërin, e bëra të vdekur’’

Publikuar më: 21:25 28-01-2022

Ronela Hajati njihet nga këngëtaret shqiptare më pa komplekse.

Artistja në daljet e saj televizive rrëfen shpesh ngjarje interesante nga përditshmëria e saj dhe kështu ka vepruar edhe së fundmi.

E ftuar në ‘’Natën me Aulonën’’, Ronela ka rrëfyer një sherr të tmerrshëm të ndodhur në një club ku ishte e pranishme.

“Jam rrahur vetëm me një çun, e kam bërë ‘copë’. E meritonte, ishim në një club, ishim shoqëri e madhe. Ky djali ishte me dy goca, më shtynte. Herën e katërt më shty aq fort dhe rashë në cepin e tavolinës, më bënë sytë xixa.

Tallej, qeshte se kishte pirë, mua po më merrej fryma dhe unë e shtyva, jo të shtyrë, e shava. Kur u afrua për të më rënë, aty i ra një me gotë, u bë hata e madhe. Nisën njerëzit të ziheshin, po nxirrnin nervat e tyre. E mori mavrinë e nxorën jashtë. Tani dal rrallë, më parë kam dal më shpesh”, u shpreh artistja.

Video Player
 
Article Logic
Execution time: 0.0024330615997314