INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur! Të lidhur dikur, konkurrentët e njohur përfundojnë në gjykatë!

E papritur! Të lidhur dikur, konkurrentët e njohur përfundojnë në gjykatë!

Publikuar më: 12:33 29-01-2022

Ana Lleshi dhe Arjon Luli ishin konkurrentët e parë që u zbuluan për thyerje rregullash të programit duke u takuar jashtë.

Dyshja ishin përfshirë në një skandal ku Arjoni publikoi imazhe ku shihej në shtrat me Anën dhe thoshte se kishin qenë të lidhur.

Kjo mohohej nga Ana, e cila thoshte ishte atje pasi ish-konkurrenti nuk ndihej mirë dhe për këtë do të përballen në gjykatë.

Sipas Arjonit përballja u mbyll në favor të tij, pasi nuk ishin prova të mjaftueshme nga ana e Anës për të nisur një padi, ndërsa tani Ana mesa duket ka nisur një padi tjetër.

 

 

Në faqen e “Për’puthen” Arjoni ka komentuar se pas 1 muaji do të përballet me Anën në gjykatë, e cila e akuzon për përndjekje.Për publikimin e fotos Arjoni nuk është penduar, ai së fundmi në një emision tha se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283