INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahen Taylor Swift dhe Calvin Harris! Ja kush braktisi kë

Ndahen Taylor Swift dhe Calvin Harris! Ja kush braktisi kë

Publikuar më: 11:01 02-06-2016

Rrufe në qiell të hapur!

Taylor Swift dhe Calvin Harris i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 15 mujore. Lajmi i papritur është raportuar nga revista People, të cilët tregojnë se ndarja nuk ishte problematike dhe nuk pati aspak dramaticitet. Duket se secili ka shkuar fare qetësisht në rrugën e tij pasi gjërat thjesht nuk funksionojnë ndonjëherë. Burime pranë Taylor Swift bëjnë me dije gjithashtu se ishte producenti skocez ai që i dha fund marrëdhënies, pasi ishte shumë më pak i përfshirë emocionalisht se ylli i muzikës pop. Ai kishte humbur interesin prej muajsh, por thjesht ishte përpjekur të mos ndahej. Kështu, pavarësisht udhëtimit romantik dhe fotove të lumtura për përvjetorin e tyre të parë, dhe të fundit, lumturia nuk ka zgjatur shumë pasi janë ndarë në më pak se tre muaj më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0026628971099854