INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na vjen keq! Shenjat e horoskopit, të cilat kanë lindur për të mos qenë kurrë bashkë

Na vjen keq! Shenjat e horoskopit, të cilat kanë lindur për të mos qenë kurrë bashkë

Publikuar më: 12:34 11-08-2022

Dashi me Bricjapin

Dashi është thyesi i rregullave, ndërkohë që Bricjapi i bën ato. Një Dash do të kritikohet pafund nga Bricjapi, kur në fakt nuk i pranon fare kritikat.

Të dy punojnë shumë dhe duket se asnjëherë nuk do të gjejnë kohën për njëri‐tjetrin.

Demi me Ujorin

 

Ujori do t’i ngjajë Demit si një robot që planifikon çdo gjë. Ndonëse të dyja shenjat janë romanke, Ujori vendos logjikën përpara ndjenjave, ndërkohë Demi është shumë rebel.

Binjakët me Akrepin

Akrepi kërkon besnikërinë edhe pa të puthur.

Nëse je në një lidhje me këtë shenjë gjithçka ka të bëjë me këtë virtyt, por që Akrepi e tepron. Janë manipulues, gjë që të cilën një Binjak s’e duron dot. Binjakët janë flirtues kurse Akrepi është “Deri sa vdekja të na ndajë”. Thjesht nuk bëni për njëri-tjetrin.

 

Gaforrja me Shigjetarin

Shigjetari është një uragan i vërtetë që e jeton jetën si t’i vijë. Gaforrja pëlqen dramat, është tejet e ndjeshme dhe ka maninë t’i ekzagjerojë gjërat. Këto dy shenjat janë të kundërta dhe nuk kanë asnjë pikë takimi, sepse thjesht Shigjetari nuk mund t’i tolerojë kaq shumë ankesat e një personi.

Luani me Peshqit

Peshqit është shenja më ëndërrimtare e zodiakut, ndërkohë Luani si një shenjë zjarri është me këmbë në tokë dhe nuk e vendos shumë në punë imagjinatën. Luani është praktik, udhëhiqet nga logjika, ndërsa për Peshkun është krejt e kundërta.

Virgjëresha me Peshoren

Peshorja është shenja më fine, pëlqen të bukurën dhe luksin, ndërkohë Virgjëresha është shenja më praktike. Analizon çdo gjë në fshehtësi dhe është shumë kritikuese. Peshorja është në botën e vet, krijuar nga vetë ajo, ndërkohë Virgjëresha është me dylbi për të kapur çdo detaj që nuk shkon në lidhje.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555