“Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë, jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë” – kjo ishte edhe deklarata e shqiptarit të Maqedonisë Omer Imari, i cili luan për kombëtaren e Shpresave.
Në krah me kolegun e tij Xhakomo Vrioni djemtë e kombëtares U-21 do të nisin me 23 Mars aventurën e kualifikimit drejt Euro 2021. Grupi i tyre është i njëjti me atë të kombëtares së parë, me ndeshjet e para kundër Turqisë dhe Andorrës. Plot siguri për sfidat Vrioni u shpreh se:
“Synimi është të bëjmë më të mirën dhe jemi të sigurt që do e bëjmë këtë. Do kërkojmë tre pikët në çdo takim.“