INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na përloti! Arjan Konomi bën gjestin emocionues ndaj Huyeda El Saied! Takon djalin e të ndjerës dhe publikon këtë VIDEO!

Na përloti! Arjan Konomi bën gjestin emocionues ndaj Huyeda El Saied! Takon djalin e të ndjerës dhe publikon këtë VIDEO!

Publikuar më: 17:27 29-11-2021

Lajmi i ndarjes nga jeta të artistes Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinionin publik. Hueyda u nda nga jeta pas betejës me tumorin duke lënë pas një djalë, 6 vjeç, Gabrielin dhe partnerin Thierry.

Artistja la pas një trishtim të madh te familja, te mbarë publiku, fansat dhe miqtë e kolegët, të cilët reaguan të prekur në rrjete sociale, duke i dhënë lamtumirën me fjalët më të ndjera, mes tyre dhe miku i saj i ngushtë, Arjan Konomi.

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!”, shkroi opinionisti.

Së fundmi, Konomi ka bërë një gjest mjaft të ndjerë duke udhëtuar drejt Luksemburgut, vendit ku jetonte prej kohësh Hueyda. Arjani ka takuar djalin e saj Gabrielin dhe ka publikuar një video në rrjete sociale.

“Me zemrën Gabriel”, ka shkruar opinionisti i njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0028331279754639