Është nga reperët më të pëlqyer por që jetën private e ka mbajtur larg publikut.
Bëhet fjalë për Butën, reperin nga qyteti i Ferizajt, i cili edhe daljet televizive apo postimin në rrjete sociale i ka shumë të rralla, por kur poston sigurohet të bëjë lajm dhe çfarë lajmi këtë herë!
Nuk e prisnim fare edhe pse ai zbuloi pak kohë më parë që ishte në një lidhje dashurie, por të gjithëve ju erdhi si bombë lajmi i kurorëzimit me martesë.
Mbrëmjen e kësaj të premte përmes disa fotove në Instagram, reperi ka zbuluar se ka celebruar dashurinë me partneren e tij, Fjollën. Buta shfaqet në foto i veshur me kostum dhëndërie, ndërsa partnerja e tij me një fustan të bardhë dhe mban në duar një buqetë me lule.








6 Nov 2025 





