INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Na kërcënon gjithë kohës’, ish-gruaja bën akuza të forta për moderatorin, Meriton Mjekiqin: Nuk e meriton emrin baba

‘Na kërcënon gjithë kohës’, ish-gruaja bën akuza të forta për moderatorin, Meriton Mjekiqin: Nuk e meriton emrin baba

Publikuar më: 21:26 07-04-2021

Moderatori i emisionit “Gjoni Black” ishte së fundmi i ftuar në emisionin “NIN”, ku mes të tjerash foli dhe për raportin me ish-bashkëshorten e tij.

 

“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tim. Djali im është gjaku im dhe për asgjë në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër sepse unë jam baba i djalit”, tha ai.

 

Deklarata e tij ka nxitur një reagim të ashpër nga Egesta. Me anë të disa statuseve në Instastory, ajo ka treguar se Meritoni i kërcënon gjatë gjithë kohës. Sipas saj, ai nuk e ka takuar kurrë të birin por e përdor vetëm në rrjete sociale për të ngritur imazhin. Egesta shkruan se Meritoni nuk e meriton të quhet baba.

 

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba “biologjik” e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin djalin tonë e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën.

Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite.

Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët. Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i fola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përule e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngre veten.

Mirëpo unë e fortë si çdo herë, dua të vazhdoj jetën me birin tim në qetësi e privatësi duke iu lutur që të mos na inkuadroni në intervistat tuaja. Dhe për fund: Baba është një emër i madh, të cilin tu nuk e ke merituar të të thërrasë dikush, e aq më pak Loari. Ai do të rritet e do t’i kuptojë gjërat e do t’i zbulojë vet ato. Për ty rëndësi ka fama e për mua djali im. Mos më përmend as për të mirë as për të keq", ka shkruar ajo.

 

 -640-0-606dd88f779cd.png

 

-640-0-606dd88fa19c7.png

-640-0-606dd88fc4c40.png

-640-0-606dd88fe66bd.png

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0068321228027344