INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungon LSI, shtyhet shkarkimi i kreut të AMF në Komisionin e Ekonomisë

Mungon LSI, shtyhet shkarkimi i kreut të AMF në Komisionin e Ekonomisë

Publikuar më: 11:51 06-03-2017

Shtyhet shkarkimi i Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi. Shkak është bërë mungesa e kuorumit në Komisionin e Ekonomisë, pasi deputetët e LSI, anëtarë të Komisionit nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje.
Kërkesa për shkarkimin e kreut të AMF është bërë nga anëtarët e bordit të AMF, të cilët rendisin edhe një sërë provash ku Drejtoresha Shehi ka shkelur ligjin në vendimarrjet e saj dhe emërimet në Departamente.
Shkresa mban datën 22 shkurt, kur në mbledhjen e Bordit, katër nga pesë anëtarët kanë votuar pro shkarkimit edhe kanë përcjellë prova lidhur me kryerjen e veprimtarive në kundërshtim me ligjin nga drejtoresha Shehi.
Në kërkesë argumentohet se Shehi ka refuzuar zbatimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, rishikimin e rregullores mbi marrëdhëniet e punës, ka ushtruar kompetencat e bordit, duke emëruar dhe shkarkuar Drejtorë të Drejtorive dhe Departamenteve.
Përplasjet mes kryetares së AMF dhe anëtarëve të bordit janë bërë publike në mesin e vitit të kaluar, dhe ato lidheshin me vendimmarrjen dhe rekturimet në institucion.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543