INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik imiton filmin e vjetër shqiptar, por bën një gabim! A ngjajnë? [FOTO]

Mozzik imiton filmin e vjetër shqiptar, por bën një gabim! A ngjajnë? [FOTO]

Publikuar më: 14:25 01-06-2017

Filmat e vjetër shqiptarë duket se kanë ndikuar tek Mozzik dhe ai ka marrë shembull një personazh që të gjithë e kemi parë kur ishim fëmijë.

Bëhet fjalë për “Beni ecën vetë”, nga i cili duket se ka marrë shembull edhe reperi kosovar. “Nisoj si Beni, eci vetëm” ka shkruar Mozzik krahas fotos që ka publikuar pak më parë në Instagram. Megjithatë ai ka bërë një gabim të vogël, pasi Beni nuk ecte vetëm, por vetë. Nuk e dimë nëse ky lapsus është i qëllimshëm nga reperi, ndoshta për të sjellë një version pak më të rritur të protagonistit të filmit për fëmijë. Por pavarësisht kësaj, edhe ngjashmëri të tjera të Mozzik me Benin nuk gjejmë, edhe pse nuk është aspak personazh i keq për t’u marrë si shembull.

mozzik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876