INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mourinho nuk ka më vend tek United! Klubi bën gati ofertën “bombastike” për trajnerin e ri

Mourinho nuk ka më vend tek United! Klubi bën gati ofertën “bombastike” për trajnerin e ri

Publikuar më: 18:54 07-12-2018

Manchester United dhe Jose Mourinho mund të bëhet një kapitull i mbyllur shumë shpejt. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” mesa duket i ka ardhur në majë të hundës nga reformat e portugezit, të cilat mesa duket nuk janë duke dhënë fryte.

Tashmë klubi mesa duket e ka gati zëvendësuesin e tij dhe këtë e konfirmon edhe media britanike “The Sun”. Ai është argjentinasi Mauricio Pochettino, trajneri aktual i Tottenham, i cili ka bërë një punë goxha të mirë me skuadrën e “Gjelave”.

Problemi qëndron në faktin se trajneri ka një kontratë me ekipin e Tottenham, por Manchester United do ta zgjidhë këtë problemë me një ofertë të majme parash: rreth 40 milionë eurosh

 

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496