INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet kryesfida e javës në Kamëz! Një fitore e

Mbyllet kryesfida e javës në Kamëz! Një fitore e "dhuruar" nga Skënderbeu dhe Kukësi merr kreun

Publikuar më: 16:23 07-12-2018

Kryesfida e javës në Kategorinë Superiore ishte ajo midis Skënderbeut dhe Kukësit, e cila u luajt në stadiumin e Kamzës. E karakterizuar nga një lojë e ashpër dhe shumë spektatorë kuksianë në shkallët e tribunës, Kukësi mori tre pikë mjaft të vlefshme falë një penalltie në minutën e 54-të nga William Cordeiro.

Penalltia u bë shkak nga një driblim i portierit të Skënderbeut në zonë, top i rrëmbyer nga Et’hemi i Kukësit, i cili u pengua në zonë dhe arbitri akordoi 11 metërsh. Fitore e dhuruar nga Skënderbeu, i cili tashmë barazohet me pikë me Kukësin dhe rrezikon vendin e dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0017588138580322