Juvnetus-Inter ka tërhequr sonte të gjithë vëmendjen e saj. Dy ekipe prestigjioze të Serisë A përkatësisht në vendin e parë dhe të tretë, kjo sfidë përveç rivalitetit historik sjell në fushën e saj edhe rivalitetin midis dy “grabitqarëve” më të mëdhenj të kampionatit. Po flasim për C.Ronaldo dhe Icardi-n, njëri ka një rekord historik në shënimin e golave përgjatë 14 javëve, ndërsa tjetri është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar.
Të konsideruar edhe liderët e skuadrave të tyre, kjo përballje vjen me një seriozitet të lartë nga të dy teknikët, të cilët e dinë se skuadrat nuk përbëhen vetëm nga një lojtar. Sonte, vendoset patjetër se cili prej dy sulmuesve do të jetë më dominues në lojën e ij, duke e bërë këtë derbi edhe më entuziast.








18 Dec 2025 





