Edhe pse me një fitore dramatike në Newcastle 3-2, në Manchester gjendja ende nuk duket mirë. Mourinho provoi këtë fundjavë se mund ta mbajë ende vendin e tij të punës në Old Trafford, por shumë “yje” të ekipit nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ai i trajton.
Thuhet se qëndrimi i Mourinhos në Old Trafford do të sjellë largimin e shumë “yjeve”, siç janë për shembull, Pogba, Sançez, De Gea dhe Anthony. Tani i ngelet klubit të Manchester-it për të vendosur nëse do të mbajë “yjet” e saj apo Mourinho-n trajner. Zgjedhja duket e vështirë.