Pas largimit nga Mancheter United, Jose Mourinho tashmë po punon si analist sportiv në kanalin “BeIN Sports” duke dhënë opinionet e tij për ligat më të mëdha evropiane të futbollit.
Së fundmi, ai është pyetru edhe për rivalitetin midis dyshes Cristiano Ronaldo dhe Messi.
Mourinho kishte një mendim totalisht ndryshe për krahasimin që bëhet midis tyre. Ai tha se t’i vësh ata të dy përballë është diçka e gabuar:
“Mendoj se është e padrejtë për të dy që të thuash se njëri është më i mirë se tjetri. Mendoj se ata janë të ndryshëm. E vetmja gjë që mund të them për këtë temë është se kur kam pasur Ronaldon në ekip, ai ka kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa kur më duhej të luaja kundër Messit më është dashur të punoj e të mendoj shumë për të përgatitur skuadrën.”
“Ajo që admiroj tek ata është konsistenca e vazhdueshme që tregojnë, pavarësisht viteve. Mund të ndodhë që fitosh njëherë, por ata nuk dinë të ndalojnë së fituari. Në futboll mund të paraqitesh si një urugan e më pas të zhdukesh për çështje muajsh. Ata dy djem janë në majë të futbollit prej 10 vitesh, dhe kjo do të vazhdojë të qëndrojë kshtu derisa në ata të vendosin t’u lënë stafetën brezave të rinj.”








18 Dec 2025 





