“Topçinjtë” u eliminuan në FA Cup nga Manchester United duke u mundur në shtëpinë e tyre 1-3.
Disa akuza për këtë humbje rënduan edhe mbi mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, të cilin tifozët e akuzuan për performancën e dobët.
Duke replikuar me ta, Xhaka në një moment nuk e ka përmbajtur dot më veten dhe u acarua:
Qepeni, mbylleni gojën!”
Më pas, mbylli xhamin e makinës së tij dhe u largua. Nga ana tjetër, kishte gjithashtu tifozë që e përkrahnin Xhakën, e kërkonin që ai të qetësohej.








18 Dec 2025 





