Emiliano Sala tronditi të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm me zhdukjen e tij 5 ditë më parë.
Ish lojtari i klubit të Nantes po fluturonte drejt Cardiff City kur diku në kanalin e La Manshit avioni ka humbur kontaktet me qendrën ajrore.
Tashmë shpresat për gjetjen e tij çdo ditë e më shumë po zhduken.
Klubi i tij, Nantes një ditë më parë është rikthyer normalisht në stërvitje, por nuk ka qenë si gjithë seancat e tjera.
Lojtarët dukeshin të pikëlluar dhe të shpërqendrua në fushën e lojës,
Për të respektuar ish-shokun e skuadrës gjithçka filloi me një minutë heshtje dhe një pjesë e shokëve të tij apo trajnerit janë parë të përlotur.









18 Dec 2025 





