Një mbrëmje e mbushur plot ngjarje mund të quhet ajo e Floyd Mayweather në “Staples Center”, Los Angelos.
Ai po shijonte një ndeshje basketbolli, si një tifoz i hershëm i këtij sporti, por ka hasur në disa koincidenca.
Në vijën e parë të stolave me të ishte edhe ish e dashura e tij Liza Hernandez, me të cilën boksieri dukej shumë i afërt dhe shpeshherë shiheshin duke përqafuar njëri-tjetrin.
Liza gjithashtu është fotografuar edhe në prani të “yjeve” të tjerë të sportit si Cristiano Ronaldo.
Ndërkohë nga krahu tjetër në të njëjtën ndeshje ishte dhe rivali i hershëm, Manny Pacquiao, me të cilin Floyd ka zhvilluar ndeshjen më fitimprurëse në historinë e boksit.
Ata u panë në humor të mirë dhe duke përshëndetur njëri-tjetrin. Pacquiao ka kërkuar për një ndeshje kthimi me pronarin e “Money Team”, por deri tani nuk ka asnjë shenjë interesi nga ky i fundit.











18 Dec 2025 





