INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i acartë do përfshijë Ballkanin/ Java e ardhshme me temperatura të ulëta

Moti i acartë do përfshijë Ballkanin/ Java e ardhshme me temperatura të ulëta

Publikuar më: 16:57 21-10-2018

Ballkani pritet të hyjë në stinën e vërtetë të vjeshtës duke nisur nga java e ardhshme, pas një periudhe me të ngrohtë të pazakontë në pjesën më të madhe të Evropës. Sipas sinoptikanëve, masat ajrore të ftohta që do të fillojnë të përshkojnë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit nga e hëna do të arrijnë 12-15 gradë në zonat e ulëta. Zonat më të prekura nga i ftohti arktik do të jenë alpet, rajoni i Ballkanit, i Adriatikut, jugu i Italisë dhe brigjet e Tirrenit. Ndërkohë, nga vendet skandinave do të lëvizë masa ajrore me prejardhje nga Arktiku për në jug të Evropës. Moti i papritur pritet të formojë një ciklon në afërsi të detit Jon, çka do të sjellë përkeqësim të motit dhe shira thuajse në gjithë vendin, por veçanërisht në jug. Moti i acartë do të përshkojë Evropën Lindore duke nisur nga e mërkura dhe do të arrijë Mesdheun Verior dhe gadishullin e Ballkanit ditën e enjte, për të kaluar të shtunën në rajonin e Lindjes së Mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656