INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes të rinjve në Burrel, plagoset kalimtari

Sherr mes të rinjve në Burrel, plagoset kalimtari

Publikuar më: 17:31 21-10-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin, duke nxjerrë më pas armët.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë konfliktit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në debat e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë, ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku po ushtrojnë kontrolle me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0042920112609863