INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mot i keq në Itali, 200 persona të izoluar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës [FOTO]

Mot i keq në Itali, 200 persona të izoluar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës [FOTO]

Publikuar më: 18:47 11-11-2018

Shirat e fuqishëm që kanë rënë në Gjenova në 20 orët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Italisë.

Në Val Varenna, në lartësitë e kryeqendrës, fshati i San Carlo di Cese ka mbetur pjesërisht i izoluar për shkak të rrëzimit të rrugës që lidh atë me qytetin.

Rreth 200 njerëz presin që teknikët të sigurojnë një kalim për të lejuar të paktën një lidhje për këmbësorë.

Zjarrfikësit po kërkojnë një person që mund të ketë rënë në ujërat e lumit. Brigjet e lumit janë duke u pastruar “sepse në ditët e fundit kishte pasur një kamp me një tendë të vendosur përgjatë brigjeve”, shpjegojnë zjarrfikësit.

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030548572540283