INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, shqiptari fshihet brenda dyshekut për t’i shpëtuar arrestimit

Itali, shqiptari fshihet brenda dyshekut për t’i shpëtuar arrestimit

Publikuar më: 15:49 02-11-2018

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për vjedhje. Ata u kapën nga patrulla në momentin që kishin planifikuar për të vjedhur dy banesa të tjera. I pari që u arrestua ishte Refael Bibaj, 27 vjeç dhe tjetër Alfred Lleshi 24 vjeç.

Përpara disa ditësh grupi i hetimit, i drejtuar nga komisari Silvia Cascino, po mbante nën vëzhgim një Mercedes (që më pas rezultoi i vjedhur në San Giuliano Terme) që ishte parkuar në periferi të zonës së quajtur Lucca.

Kur shqiptarët panë që po iu afrohej policia, tentuan të arratisen drejt disa shkurreve. Bibaj u bllokua menjëherë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet njw rruzare që i përkiste një të moshuare dhe një kaçavidë, që i riu e përdorte për hapjen e dyerve të banesave.

27-vjeçari u dërgua në stacionin e policisë në pranga, por disa orë më vonë – ndërsa policia ishte duke kërkuar bashkëpunëtorin tjetër.

Policia lokalizoi apartamentin ku jetonin shqiptarët dhe shkon për ta arrestuar, por ai sërish shpëton. Në mëngjes, policia shkon sërish në dyqan dhe bën kontroll. Nga kontrolli i parë nuk u gjet asgjë dhe u mendua se ai nuk ishte rikthyer më aty, por kur ata ngritën dyshekun e krevatit, vunë re se ai ishte shumë i rëndë.

Shqiptari e kishte prerë dyshekun dhe ishte futur brenda, por këtë herë nuk arriti që të shpëtonte.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499