INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emergjencë në Itali, shtyhen udhëtimet nga Bari në Shqipëri

Emergjencë në Itali, shtyhen udhëtimet nga Bari në Shqipëri

Publikuar më: 10:31 30-10-2018

Situata shfaqet problematike në Itali. Moti i keq ka krijuar probleme të mëdha edhe në transport. Aeroporti i Xhenovas u mbyll, ndërsa udhëtimet me traget nga Bari drejt Shqipërisë janë shtyrë. Sipas të dhënave, problemet e motit në Itali janë bërë shkas për vonesa të mëdha të lëvizjes së trageteve nga Bari drejt Durrësit. Ndërkohë, Kapitaneria e Përgjithshme i ka dërguar një urdhër autoriteteve të 4 porteve në vend, pasi do të ketë një përkeqësim të situatës në det përgjatë 48 orëve të ardhshme. Kërkohet që të ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla në det. Po njoftohen të gjitha agjencitë, tragetet, peshkarexhat dhe anijet e transportit të mallrave për situatën e përkeqësuar që të marrin masa.
Ndërkohë, nga moti i keq në Itali kanë humbur jetën 8 persona dhe një person është shpallur i humbur. Për shkak të situatës së rëndë janë mbyllur shkollat në disa zona, ndërsa paralajmërohet se situata do të përkeqësohet.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549