INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisma kundër shpopullimit, ja ku shiten shtëpi për vetëm 1 euro

Nisma kundër shpopullimit, ja ku shiten shtëpi për vetëm 1 euro

Publikuar më: 18:20 05-11-2018

E dini se cila është mënyra sesi një qytezë në Itali po përpiqet t’i jap të ardhme vendit, një vend që po shpopullohet?

Duke nxjerrë në shitje banesa me vetëm 1 euro.

Në Tarsia, në Cosenza të Italisë kryebashkiaku Roberto Amoruso, ka lëshuar një ide sugjestive kundër shpopullimit: për të blerë shumë shtëpi të braktisura në trashëgiminë komunale dhe për t’i shitur ato tek çiftet e reja me çmim simbolik prej një euro.

Një nismë që në realitet nuk është e re dhe që tashmë kanë ndërmarrë qytetarë të tjerë të hershëm, në Sicili dhe Kalabri.

Kryebashkiaku Ameruso është optimist për rezultatin e nismës.

“Ne kemi gjetur tashmë, – thotë ai, – se ka çifte të interesuara në propozimin tonë dhe pronarë të gatshëm që të shesin pronat e tyre falas”. Ajo e vendeve që shpopullohen, veçanërisht në brendësi, është një fenomen, megjithatë, gjithnjë e më i përgjithësuar në Kalabri.

Tani vjen ideja e kryebashkiakut të Tarsia-s, që të rigjallërojë vendin dhe të tërheqë çiftet e reja duke u dhënë atyre praktikisht një shtëpi dhe duke vendosur si kusht vetëm investimin për kostot e ristrukturimit.

Article Logic
Execution time: 0.0018670558929443