INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë këto janë arsyet pse LOREDANA u zhduk nga rrjetet sociale?

Mos vallë këto janë arsyet pse LOREDANA u zhduk nga rrjetet sociale?

Publikuar më: 14:31 15-09-2020

Reperja e njohur Loredana është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Së fundmi, ajo çaktivizoi llogarinë e saj të Instagramit, ku ndiqej nga shumë fansa.

Loredana nuk dha asnjë sqarim, duke shqetësuar publikun me zhdukjen e saj të befasishme, por këto janë disa nga arsyet e mundshme për largimin e saj të papritur nga internet”

A është përgjegjës një bojkot?

Hashtag #BoykottLoredana, ka qarkulluar në rrjetet sociale që nga muaji korrik. Shkas për këtë është procesi gjyqësor i vazhdueshëm kundër gruas zvicerane: Thuhet se reperja ka marrë rreth 700,000 franga nga çifti zviceran nën presion. Në fillim të korrikut, Petra Z tha për ‘20 minuta’: ‘Për shkak të Loredanës, unë nuk mund të paguaj për varrimin e nënës sime’.

Që nga ajo kohë, njerëzit janë përpjekur ta trembin Loredanën për tu larguar nga ‘Instagrami‘ me postime kritike dhe mesazhe urrejtjeje. Ato janë të drejtuara jo vetëm kundër vetë reperes, por edhe kundër mikut të saj të pretenduar, reperit gjerman Zuna.

Bojkoti po jep një efekt: Sipas deklaratës së Petra Z. me 8 korrik reperja nuk postoi asgjë për tërë muajin. Në gusht, gjithashtu, ajo ishte më e mbuluar se zakonisht. Vihet re se fshiu 24 postime nga llogaria e saj me 10 gusht. Statistikat tregojnë gjithashtu se numri i ndjekësve të saj ka rënë vazhdimisht që nga fillimi i bojkotit. Që nga 8 korriku, ajo ka humbur mbi 66,000 ndjekës.

A bën Loredana thjesht promo për këngë të reja?

Ndodh shpesh që personazhet e famshëm të fshijnë llogarinë e tyre në Insta ose të gjitha postimet në të në mënyrë që të krijojnë vëmendje – të cilën në fund të fundit mund ta përdorin për të njoftuar lajme të mëdha.

Kolegu i repit të Loredanës, Mero (20), i cili tashmë ka publikuar një këngë me të, kohët e fundit përdori këtë metodë. Këtë pranverë, ai papritmas u zhduk nga ‘Instagrami‘ dhe u bë një temë bisede. Disa javë më vonë ai u kthye dhe njoftoi albumin e tij të ardhshëm “Seele“.

Lori publikoi albumin e saj të fundit rreth një vit më parë, single i saj i fundit është i muajit prill, mund të ndodh se së shpejti do sjellë projekte të reja.

A dëshiron ajo të tregojë veten nga një anë tjetër?

Edhe pse reperja ka fshirë llogarinë e saj personale është akoma aktive në atë të vajzës së saj të vogël Hana. Loredana postoi një foto të vetën dhe Hanën të enjten – të njëjtën ditë që çaktivizoi llogarinë e saj personale, shkruan pamfleti.net

Pastaj tregon veten në një menyrë krejtësisht të ndryshme nga sa jemi mësuar ta shohim. Në vend të make-up-it të rëndë , veshjeve të stilit dhe një pamje serioze, ajo shfaqet pothuajse pa make-up dhe e buzëqeshur me Hanën shtrirë në bar.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996