INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë, Elhaida Dani dhe balerini i njohur janë ndarë krejt papritur? Ky DETAJ habit fansat

Mos vallë, Elhaida Dani dhe balerini i njohur janë ndarë krejt papritur? Ky DETAJ habit fansat

Publikuar më: 15:39 15-12-2025

Një detaj i vogël në rrjetet sociale ka mjaftuar për të ndezur aludime të reja. Elhaida Dani nuk e ndjek më në Instagram partnerin e saj, balerinin Ledian Agalliaj – një lëvizje që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve dhe portaleve rozë, sic veren alberu.com. Në realitetin digjital, edhe një klikim i vetëm shpesh lexohet si sinjal. Këngëtarja ka zgjedhur ta heqë Ledianin nga lista e personave që ndjek, ndërsa nga ana tjetër, ai vazhdon ta ndjekë Elhaidën.

Kjo “pabarazi” virtuale ka ushqyer edhe më shumë dyshimet, veçanërisht pasi balerini ka vendosur si foto profili një imazh të vjetër nga vitet e kaluara – një detaj që për disa duket jo i rastësishëm.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, duke lënë terren të lirë për interpretime: një krizë e mundshme në çift, një vendim i marrë në moment, apo thjesht një keqkuptim që në rrjetet sociale merr përmasa më të mëdha se ç’është realisht?

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë në një lidhje prej rreth tre vitesh, një histori dashurie që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, shkruan bordo.al. Romanca e tyre nisi në skenën e “Dancing With The Stars”, ku bashkëpunimi profesional u kthye në diçka më shumë. Megjithatë, që në fillim, lidhja u shoqërua edhe me zëra e polemika, për shkak të përfundimit të raportit të mëparshëm të balerinit në të njëjtën periudhë.

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232