Linda Rei ndau disa rrëfime të forta në programin “Më prit të dielën”. Sipas saj, të vërtetat duhen thënë dhe nuk trembet nga askush, referuar pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova. Menjëherë pas daljes nga shtëpia, ajo ka treguar anën e saj të historisë, duke theksuar se nuk trembet nga asnjë padi për ato çfarë deklaron.
“Kontratën e kanë thyer ata me mua, ata duhet të më paguanin për çdo ditë qëndrimi. Kur dola, kontrollova llogarinë, s’kanë kaluar asnjë qindarkë. I vetmi ‘kërcënim’ nga ana e tyre ishte nxjerrja e biletës sime me mbiemrin tim, por nuk më shqetëson ky fakt. Më kanë vjedhur shumë gjëra: veshje, rroba, flokët artificiale.”
Në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore, Linda tregoi se nuk mund të lejonte kurrsesi që ata të bënin show me këtë gjë. Ajo tregoi eksperiencën fatale që kishte kaluar në Itali për shkak të diabetit, ku pasi ishte dërguar në spital, mjekët ishin habitur se si ishte gjallë. Komenti i saj për Olsa Muhametin? Gjatë një loje në program, gjeti një fjalë identifikuese për të: Shkarravinë!








10 Dec 2025 





