INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-konkurrenti i Big Brother e quajti Luizin 'këngëtar i dështuar', Nevina Shtylla tërheq vëmendjen me reagimin e saj

Ish-konkurrenti i Big Brother e quajti Luizin 'këngëtar i dështuar', Nevina Shtylla tërheq vëmendjen me reagimin e saj

Publikuar më: 13:29 15-12-2025

Një debat i nxehtë është zhvilluar në studion e emisionit “Trotuar”, ku ish-banori i Big Brother VIP, Lidi, ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Luiz Ejllit. Gjatë diskutimit, Lidi u shpreh se Luizi hyri në reality-show me statusin e një “këngëtari të dështuar”. Ky etiketim solli reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtës të moderatores Nevina Shtylla.

Ajo ndërhyri për të korrigjuar Lidin, duke theksuar prerë se termi i përdorur ishte i pasaktë. “Nuk ishte këngëtar i dështuar, por një këngëtar i tërhequr nga muzika,” u shpreh Nevina, duke vendosur pikat mbi “i” lidhur me karrierën e artistit para rikthimit të tij të bujshëm.

Ky reagim i moderatores ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke u duartrokitur nga fansat e këngëtarit.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121