Festa e datëlindjes së Dolces brenda shtëpisë së Big Brother Kosova, u kthye në një përplasje të zjarrtë verbale mes Edit dhe Fjolla Morinës. Momenti që ka ‘ndezur’ rrjetin ishte fjalori i përdorur nga këngëtarja, e cila i drejtohet Edit me shprehje denigruese, duke i thënë sipas videove: “bir k*rve”.
Reagimi i menjëhershëm nuk vonoi: familja Kuçi publikoi një letër të hapur, duke dënuar ashpër sjelljen e Morinës dhe kërkuar ndërhyrjen e produksionit. Ata e kanë cilësuar fjalorin e përdorur si shkelje të drejtpërdrejtë të dinjitetit njerëzor, pa asnjë provokim nga ana e Edit.
Familja gjithashtu vlerësoi që Edi ruajti qetësinë dhe vetëpërmbajtjen, duke e konsideruar sjelljen e tij si akt dinjiteti dhe respekt për natyrën e festës. Në letër, ata kërkojnë nga produksioni i Big Brother VIP Kosova të marrë masa në përputhje me rregulloren, për të garantuar respektin dhe barazinë mes banorëve.
Tensionet vazhdojnë, ndërsa publiku pret të shohë masat disiplinore ndaj Fjolla Morinës në episodin e radhës, pas zemërimit të madh të rrjetit dhe presionit publik.









10 Dec 2025 





