INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë Arjan Konomi ironizoi Donaldin me këtë urim për Borën? Ja ç’ka thënë!

Mos vallë Arjan Konomi ironizoi Donaldin me këtë urim për Borën? Ja ç’ka thënë!

Publikuar më: 22:32 14-01-2022

Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj te 30-të me një fëstë madhështore që u kthye në kryefjalën e mediave.

Për të ndarë këtë gëzim, moderatorja më e përfolur e momentit ka ftuar miq dhe të afërm të cilët janë pjesë të showbizit shqiptar dhe janë figura të njohura të publikut.

Ndërkohë, emisioni i pasdites“Ftesë në 5” ka sjellë disa prej mesazheve të tyre në këtë përvjetor. Mesazhet lidhen kryesisht me jetën sentimentale si dhe karrierën e moderatorës.

Mes urimeve dhe dashurisë që i është ofruar nëpërmjet mesazheve të këndshme, ajo që tërhoqi vëmendjen duke na bërë të githë përshtypje është pikërisht mesazhi i opinionistit të “PërPuthën” Arjan Konomi. Deklarata e tij vjen si një thumb për historinë e mbyllur të dashurisë midis Borës dhe Donaldit, shkruan iconstyle.

“I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.”- ka thënë ai, duke na bërë të kuptojmë që i referohet lidhjes së saj me banorin e “Big Brother”

Ndërkohë, disa nga dedikimet e tjera për Borën kanë ardhur nga Olsa Muhameti, Aulona Musta, etj.

Nëna e Borës: Jam shumë krenare për të.

Olsa Muhameti: Të jetë kaq e lumtur dhe të gjejë dashurinë e saj. Kjo mund të jetë diçka që mund ti mungojë Borës. Do ti them, jeta sapo filloi – Olsa

Aulona Musta: Kur kalon 30 vjeç vërtetë fillon jeta se tani do ta shijojë tamam.

Semi Jaupaj: Mesa duket jemi përputhur me njëra-tjetrin dhe njerëzit e tretë dhe të katërt na bëjnë dëm.

Xhensila Myrtezaj: Bora ka dashurinë e saj më të madhe, Arborin. Di të them që kjo është epoka e Bora Zemanit dhe për këtë nuk ka diskutim.

Article Logic
Execution time: 0.001835823059082