INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A i mungon Donaldi? Bora Zemani i thotë të gjitha me deklaratën e saj: Jam e…

A i mungon Donaldi? Bora Zemani i thotë të gjitha me deklaratën e saj: Jam e…

Publikuar më: 12:35 15-01-2022

Para pak ditësh, Bora Zemani mbushi 30 vjeç dhe sigurisht nuk kaloi pa një festë madhështore. Me një ambient përrallor dhe shumë miq, kolegë dhe të famshëm, moderatorja e shijoi në maksimum natën e saj. Ishte një festë dinjitoze për të shënuar tre dekada jetë, dhe nuk munguan as pamjet për publikun.

Atmosferën e ndezën Bruno dhe Klajdi, me muzikë të mirë gjatë gjithë mbrëmjes. Duke folur për Prive, moderatorja tha se ndihet shumë e lumtur që ka pranë njerëzit e saj të dashur ndërsa përcolli dhe një mesazh për gjithë situatën në të cilën është përfshirë kohët e fundit për shkak të Donaldit.

“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht.”, tha Bora.

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947