INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u prek nga shakaja e Ilirit për “treshen” dhe jo nga ajo e Donaldit? Flet për herë të parë Monika

Pse u prek nga shakaja e Ilirit për “treshen” dhe jo nga ajo e Donaldit? Flet për herë të parë Monika

Publikuar më: 22:34 14-01-2022

Spektakli i kaluar i "Big Brother VIP" kishte rezervuar një debat të ashpër mes Ilirit dhe Monikës. Shkaku i tij ishte fakti që Iliri i vendosi emrin Nika dhisë që ishte në shtëpi për provën javore dhe bëri një batutë me Tanin rreth Monikës.

Mbrëmjen e sotme debati mes tyre u rihap teksa Iliri ishte betuar për vajzën se nuk i referohej asaj. Kjo gjë bëri që edhe Monika të mos e zgjaste këtë debat.

Mirëpo, sonte u transmetua edhe një shaka e ngjashme që Donaldi kishte bërë me Monikën dhe kjo e fundit nuk ishte prekur. "Imagjino trileçe unë, Trixa dhe Monika!"- tha Donaldi. Por, pse nuk u prek Monika nga kjo batutë?

Aktorja u shpreh se nuk është e njëjta gjë pasi në momentin kur Donaldi e bëri atë batutë ajo ishte e pranishme. Ndërsa kur Iliri ishte tallur jo.

Nga ana tjetër, Donaldi po ashtu tha se nuk është e njëjta gjë. "Nuk janë njësoj sepse ndryshojnë dy burra një grua dhe dy gra me një burrë. Unë në këtë batutë futa dhe Trixën kështu që...".

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219