Më 1 janar u transmetua episodi i parë i vitit i emisionit E Diellë, një speciale festive që solli për publikun muzikë, nostalgji dhe surpriza të papritura. Momenti që rrëmbeu menjëherë vëmendjen dhe u kthye në surprizën e ditës ishte deklarata e këngëtarit Sinan Hoxha, ku zbuloi një detaj që shkaktoi reagime të forta në studio.
Me humor, por edhe me një dozë serioziteti, ai bëri publike një “lajm” që solli të qeshura dhe habi te të pranishmit:
“Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet.”
Megi Pojani ka qenë e ftuar së fundmi në "Shqipëria Live" me Sidorela Gjonin, ku ka folur lidhur me këtë temë dhe jo vetëm. Megi nuk e pranoi se çështja e dasmës ishte 100 % e vërtetë por as nuk deklaroi se nuk do të martohej, duke e lënë ende enigmatike. Mes të tjerash, Megi foli edhe për shtatzaninë e motrës së saj, Inës, ku padashje tregoi se prisnin binjakë, por do të vijë në jetë vetëm një vajzë.
Megi: Njerëzit duan të dinë nëse do të martohem më 12 gusht?
Sidorela: Po
Megi: Si mendon?
Sidorela: Sinani thotë që po
Megi: Unë Sinan Hoxhën e takova për herë të parë atë ditë, nuk e kisha takuar në jetën time kurrë, a mendon se do ja kisha dhënë atë ekskluzivitet Sinan Hoxhës?
Sidorela: Artiola Toskës do ia kishe dhënë për shembull me shpirt, unë që të njoh
Megi: Dhe a mendon që do martohesha me 12 gusht? Kurrë, unë në gusht nuk dal jashtë
Sidorela: Po mund të martohesh me 12 qershor
Megi: Po ne po ecim me lajmin 12 gusht, jo as në qershor, prill dhe maj më duket një kohë e mirë
Sidorela: A do martohesh këtë verë?
Megi: Jo, dua ta kem situatën shumë nën kontroll, më duhet kohë për të bërë përgatitjet, asgjë e minutës së fundit nëse bëhet fjalë për diçka kaq të rëndësishme sa është dasma.
Sidorela: Nuse jo, por për të qenë teze është totalisht gati
Megi: Po, dy, iiii, teze po, motra ime do bëjë një vajzë
Sidorela: Do bëjë një apo dy
Megi: Jo nuk janë binjakë, motra ime do bëjë vajzë
Sidorela: Sa probleme i hape vetes
Megi: Shumë probleme i hapa vetes dhe nuk dua të flas më. Ina do bëhet me fëmijë dhe do ketë një vajzë. Jam shumë e lumtur dhe me zor po pres. Kam blerë vaskën e bebit, në shtëpinë time kam bërë gjërat gati.
Sidorela: Dy?
Megi: Një vajzë, mendonim në fillim se do ishin binjakë po nuk janë, kjo ishte arsyeja e ngatërresës.








14 Jan 2026 





