INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos dhuroni kafshë për festa! 40% e qenve kthehen sërish në strehëza

Mos dhuroni kafshë për festa! 40% e qenve kthehen sërish në strehëza

Publikuar më: 12:38 25-12-2018

Në këtë sezon festash njerëzit vrasin mendjen për të gjetur dhuratën e përsosur. Dhurimi i një kafshe mund të duket si një opsion shumë i mirë, por strehëzat botërore të kafshëve dhe organizatat thonë se kjo nuk është ide e mirë. Marrja e një kafshë është një angazhim i përhershëm prandaj dhe administratorët e strehimit këshillojnë se nuk duhet të merret një vendim i nxituar për ti bërë një surprizë dikujt. Disa vende kanë ndaluar adoptimet e kafshëve gjatë festave për të dekurajuar birësimet e pakujdesshme që shpesh çojnë në kafshë që kthehen ose braktisen. Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar në Gjermani është vënë re një rritje prej 40% në kthimet e qenve dhe një rritje prej 50% në kthimet e macëve në janar, krahasuar me muajt e tjerë, tregojnë administratorët e strehave të kafshëve. Streha e kafshëve në Hanover, ka krijuar një ndalesë të përkohshme të birësimeve të kafshëve gjatë periudhës së Krishtlindjes për disa vjet. Këtë vit, dashamirët e kafshëve nuk mund të adoptojnë një shoqërues midis 20 dhe 26 dhjetorit. Organizata të tjera të mëdha kanë politika të ngjashme. Shtëpia e kafshëve në Bremen ka aplikuar një ndalesë të përkohshme të adoptimit për gati 20 vjet. Strehimi i kafshëve në Berlin është shtëpi për rreth 1,400 kafshë. Ajo është gjithashtu një nga strehëzat më të mëdha të Evropës. Edhe këtu njerëzit duhet të presin deri në 27 dhjetor për të adoptuar kafshët. Rreth 300,000 kafshë përfundojnë në strehëzat të kafshëve anembanë Gjermanisë çdo vit.

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613