INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori karton të kuq, Mavraj ”nuk i mban nervat” as me gazetaren e RTSH: “E pe ti që ishte goditje me kokë?...”

Mori karton të kuq, Mavraj ”nuk i mban nervat” as me gazetaren e RTSH: “E pe ti që ishte goditje me kokë?...”

Publikuar më: 11:30 18-11-2018

Mërgim Mavraj në fushën e lojës ka qenë goxha i nervozuar, ndoshta edhe prej përgjegjësisë së kapitenit mbi supe. Në minutën e 21’ mbrojtësi bëri një sjellje të pahijshme ndaj lojtarit skocez dhe me kartonin e dytë të verdhë, doli nga fusha e lojës.

Kjo gjë është komentuar mjaft edhe mbas takimit dhe i marrë në pyetje nga gazetarja e RTSH, Hygerta Sako, Mavraj është revoltuar:

Hygerta Sako: Ju e dini që ajo goditje me kokë ishte e dënueshme apo jo?
Mavraj: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë?
Hygerta Sako: Nuk besoj që jemi verbuar të gjithë apo jo… po e shoh edhe tani…
Mavraj: Lojtari skocez më tha vetë pas ndeshjes se nuk e preka fare, por gjithsesi ju ,mendoni ndryshe. Kur lëviz gjoksin, lëviz edhe kokën.

Mavraj - Hygerta Sako on Vidnews.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379