Ertrit Berisha ishte lojtari që pas largimit të Mavraj pati në krahët e tij detyrën e rëndë të kapitenit. Lojtari i kombëtares bëri maksimumin për të mos lejuar golat nga kundërshtarët, por ishte e pamundur me një mbrojtje të totalisht të shpërqendruar.
Berisha nguli këmbë se tani nuk është momenti për tu dorëzuar. Ai tha se këto janë gjëra që ndodhin në botën e futbollit.
Për eliminatoret e Europianit, portieri u prononcua se deri tani është bërë një lojë e mirë dhe e vetmja gjë që duhet përmirësuar janë gabimet fatale të lojtarëve.
I pyetur se a i mungon një lider skuadrës, Berisha u përgjigj se: “Nuk është vetëm çështje lideri. Ka edhe disa mundësi të tjera. Nuk kemi gjetur akoma një lojtar që bën diferencën”
Për trajnerin, lojtari dha komentin se ai ka bërë një punë të mirë dhe se përgjegjësia për humbjen duhet të bjerë mbi çdo lojtar.








9 Jun 2026 





