INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Panuçi me Shqipërinë, një kapitull i mbyllur. As lojtarët nuk e duan”, kjo është deklarata nga legjenda e sportit

“Panuçi me Shqipërinë, një kapitull i mbyllur. As lojtarët nuk e duan”, kjo është deklarata nga legjenda e sportit

Publikuar më: 10:26 18-11-2018

Në "Loro Boriçi" kombëtarja jonë ka marrë një humbje të turpshme, e cila gjithmonë e më shumë po vërteton krizën brenda grupit.

Të gjithë gishtat janë drejtuar për nga trajneri Panuçi, njeriu i cili në deklaratën e tij mori përsipër të gjitha përgjegjësitë për humbjen e mbrëmshme.

Së fundmi ka folur edhe legjenda e sportit shqiptar Rudi Vata. Ai e konsideron një kapitull të mbyllur çështjen Panuçi dhe thotë se trajneri tashmë nuk gëzon  as mbështetjen e futbollistëve të tij.

“Sot u pa që Panucci nuk ka as mbështetjen e futbollistëve të cilët reaguan. Mendoj se ai ka eksperiencën e nevojshme për të evituar deklarata të bujshme dhe po mer kohën e nevojshme për tu tërhequr. Panuçi me kombëtaren e Shqipërisë është një kapitull i mbyllur”, deklaroi njëherësh ish-trajneri dhe menaxheri i kombëtares tonë, Rudi Vata.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024838447570801