Panuç ende akuzohet si njeriu kryesor për humbjen e mbrëmshme ndaj Skocisë. Edhe ai vetë ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe, por ka shprehur bindjen se puna e tij me ekipin do të vazhdojë, duke e kaluar këtë fazë të keqe.
Komentatori i Televizionit Publik të Kosovës, Arben Berisha, nuk e ka mbajtur dot veten duke ofenduar trajneri dhe duke e quajtur një trajner mediokër, sipas syri.net ai ka dhënë këtë koment:
“Panucci është një lojtar i madh por trajner mediokër. Madje më shumë se mediokër. Këtë ai e ka dëshmuar edhe me deklaratat e tij në konferencë ku i ka quajtur lojtarët e tij memecë për moskomunikim në fushë. Nuk ke se si ta quash ndryshe një trajner që ofendon kështu lojtarët e tij. Pra, lojtar i madh - trajner mediokër, ky është Panucci”, është shprehur komentatori.








9 Jun 2026 





