Në minutën e 28’ të ndeshjes Shqipëri-Skoci ndodhën dy gjëra të rëndësishme. Njëra ishte largimi i Mavrajt me kartonin e kuq, kurse tjera ishte debutimi i Ardian Ismajlit, kapiteni të U21-sh të Kosovës, i cili tashmë luan për kombëtaren shqiptare.
Ai kishte kohë që e priste këtë debutim. Në konferencën për shtyp lojtari u prononcua për mediat. Sipas tij, debutimi ishte një ëndërr e bërë realitet, por fatkeqësisht në një mbrëmje për tu harruar.
I pyetur për kombëtaren e Kosovës dhe suksesin e saj me fitoren 0-5 kundër Maltës, Ismajli u përgjigj se që këtej e tutje ai do të flasë vetëm për kombëtaren e Shqipërisë dhe është i bindur në zgjedhjen e tij.








9 Jun 2026 





