INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbje e pabesueshme ndaj Skocisë! De Biasi lëshon deklaratën habitëse

Humbje e pabesueshme ndaj Skocisë! De Biasi lëshon deklaratën habitëse

Publikuar më: 16:06 18-11-2018

Në Shqipëri De Biasi njihet si njeriu i vetëm, i cili arriti ta çonte kombëtaren tonë në nivele të pabesueshme. Italiani ishte i pranishëm mbrëmë në stadium dhe në deklaratën e tij foli edhe për trajnerin Panuçi.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”, deklaroi ish trajneri i kuqezinjve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457