Aktorja e njohur, Monika Lubonja ishte e ftuar në rolin e opinionistes në “Përputhen Prime”. Ish-banorja e “BBVIP” ka ndarë me ndjekësit në “Instagra” fotografi të realizuara në studion e emisionit të dashurisë, duke treguar kështu look-un e saj.
Pozat e saj janë pëlqyer shumë nga fansat e saj, të cilët gjithashtu edhe e kanë komplimentuar për elegancën.
Por jo vetëm kaq, pasi edhe pse ajo ishte e ftuar në emisionin e moderuar nga Bora Zemani, ndjekësit kanë vënë re komentin që i ka lënë këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.
“Yll”, ka shkruar Beatrix në fotot e bukura të aktores së njohur. Epo pas këtij komementi vërshuan komentet që bënë lidhjen.










31 Jan 2026 





