INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja shqiptare e thotë TROÇ: Me Jasminën kam intervistën më të dobët!

Moderatorja shqiptare e thotë TROÇ: Me Jasminën kam intervistën më të dobët!

Publikuar më: 12:30 05-08-2021

Erjona Rusi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Pushime On Top” ku është intervistuar nga kolegu i saj, Flori Gjini. Ky i fundit i bëri edhe pyetje pikante moderatores dhe ajo as që hezitoi të përgjigjej. 

Erjona tha se intervista më e rëndësishme dhe ajo që ka shijuar më shumë ka qenë me Zoran Zaev, ndërsa ajo më e dobëta me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Jasminën.

 

Flori: Intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Erjona: E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.

Flori: Intervista më e dobët?

Erjona: Me një nga vajzat e Për’puthen, Jasmina.

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783