INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatori i njohur habit me deklaratën e tij dhe ne s’dimë çfarë të mendojmë: Jam njeri i ndyrë, egoist, banal...[FOTO]

Moderatori i njohur habit me deklaratën e tij dhe ne s’dimë çfarë të mendojmë: Jam njeri i ndyrë, egoist, banal...[FOTO]

Publikuar më: 11:13 07-05-2019

Ai është një nga moderatorët më të njohur shqiptarë i cili shoqëron publikun çdo mëngjes, por gjithashtu shpesh herë përflitet në mediat rozë. Bëhet fjalë për Isli Islamin i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale ku i mban ndjekësit e tij të përditësuar me foto e video të ndryshme.

Mbrëmjen e djeshme ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur pyetjeve të adresuara në Instagram dhe i pyetur nga dikush nëse mendon se është njeri egoist, Isli Islami na habiti me përgjigjen e tij. Ai tha se është jo vetëm është egoist, por ka edhe një sërë cilësish të tjera.

“Jam egoist, i ndyrë, njeri i keq, banal, hakmarrës, egocentrik etj. etj.”, shkruajti Isli, “Të gjitha të zezat i kam”.

ilsi3.jpg

 

Mund të ishte sarkazëm ose ironi, por tek pyetja e radhës, u përgjigj se përse ishte kaq pozitiv.

“Ka aq shumë njerëz negativë vërdallë sa nuk kishte më vend”, u përgjigj Isli, “Thashë po bëhem njeri pozitiv. Të falenderoj”.

isli2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611