INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatoret SHQIPTARE që u dashuruan me të ftuarit e tyre [FOTO]

Moderatoret SHQIPTARE që u dashuruan me të ftuarit e tyre [FOTO]

Publikuar më: 11:48 18-07-2019

Asnjëherë nuk dihet ku dhe si do ta njohim njeriun e jetës, e ndonjëherë ai vjen pikërisht në momentin, kohën, a vendin e fundit që do t’jua merrte mendja se do të qe ai i duhuri…

Disa prej moderatoreve të njohura shqiptare kanë një pikë të përbashkët me njëra tjetrën, pasi njeriun e jetës ato e njohën aty ku presin e përcjellin dhjetra emra e personazhe të njohur, ose aspak të njohur; në studion e emisionit….

Ajo në rolin e moderatores, e ai i ftuari, pa e ditur se pasi të dalin nga ajo studio do të ndjekin më pas bashkë rrugën e jetës…

Që nga Rudina Magjistari, Rudina Xhunga, e deri tek bukuroshet Elita Rudi e Dajana Shabani, këto janë katër moderatoret që u dashuruan me të ftuarit e tyre…

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

RIDOM.jpg

 

Një mesazh në facebook “Përshëndetje nga Tokyo” do t’ja grishte kërshërinë ndoshta edhe pa kuptuar pse pikërisht ai, moderatores së ëmbël të ekranit tonë Rudina Magjistari. Disa ditë biseda në rrjete sociale e më pas një ftesë për ish-kampionin e Kick -Boksit Xhavit Bajrami, për të marrë pjesë në programin e saj, do të qe vendimtare për të vulosur ndjenjën e fortë që lindi mes moderatores dhe të ftuarit të saj. Dhe ja tek janë sot 8 vite më vonë, duke shijuar dashurinë e tyre, frut i së cilës është vogëlushja Mia…

Rudina Xhunga dhe Dritan Hila

rund.jpg

 

Si e para gazetare grua, që ka realizuar një program politik (impenjimi për të cilin me siguri ka qenë maksimal), puna ishte i vetmi vend ku mesa duket Rudina Xhunga do të mund të njihte bashkëshortin e saj të ardhshëm. Pasi e ftoi në program për të folur për politikën e jashtme, Xhunga duket se nuk mund të qëndronte indiferent karshi hijeshisë së ish-diplomatit, por që sigurisht simpatia qe reciproke. Pas atij të takimi të parë, marrëdhënia ka vijuar ‘rrufeshëm’ siç edhe vetë gazetarja Xhunga e përshkruan në intervistat e saj. Sot çifti janë prindër të Alanës.

Elita Rudi dhe Gjiko

gjikeua.jpg

 

“Që në momentin që e kam parë për herë të parë Elitën, kam menduar se ‘kjo do të bëhet gruaja ime’”: kështu është shprehur reperi Gjiko për bashkëshorten e tij Elita. I ftuar në programin “Elite Zonë” rreth katër vite ma parë, reperi vështirë se mund të ketë dëgjuar mirë pyetjet që i drejtonte moderatorja Elita , pasi çapkëni Gjiko (me të drejtë) ishte marrosur pas bukurisë së prezantueses që kishtë përballë, e cila sot është gruaja dhe nëna e djalit të tij Zërit.

Dajana Shabani dhe Kamer Maloku

daja.jpg

 

Pak muaj më parë e ftuar në programin “Xing me Ermalin”, moderatorja Dajana Shabani pranoi se martesa e saj me babain e vajzës ka marrë fund. Duke lënë pas divorcin, Shabani ka vijuar jetën duke gjetur sërish dashurinë. Kamer Maloku është fatlumi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së ekranit, dhe në postimet e tyre në instastory duket se dyshja po shijojnë intensivisht romancën. Ndonëse ata nuk e kanë thënë vetë se si dhe kur janë njohur, Kamer ka qenë i ftuar në programin “Ditë e Re” në janar të këtij viti, dhe me gjasë studio ka qenë vendi që ka bërë bashkë Dajanën dhe kampionin e boksit Kamer Maloku./BORDO.AL

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.008263111114502
    array(1) { ["section"]=> string(68) "moderatoret-shqiptare-qe-u-dashuruan-me-te-ftuarit-e-tyre-foto-98867" }