INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatore e Big Brother Fan Club? Egli Tako thyen heshtjen

Moderatore e Big Brother Fan Club? Egli Tako thyen heshtjen

Publikuar më: 10:28 13-12-2025

Pas një periudhe të gjatë aludimesh, Egli Tako ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar pozicionin e saj në lidhje me drejtimin e emisionit “Big Brother VIP Fan Club”. Emri i saj ishte përfolur prej muajsh si një nga kandidatet kryesore, dyshime që u forcuan edhe pas publikimit të inicialeve “E.T” në kuicin e fundit të Top Channel.

Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj, Egli deklaroi prerë se nuk do ta moderojë programin në fjalë, duke theksuar se e gjitha ka qenë një zhurmë mediatike dhe jo një plan apo garë e saj për vitin që vjen.

Ajo njoftoi se po fokusohet në projekte të tjera që prekin televizionin, muzikën dhe biznesin. Me këtë deklaratë, ajo i jep fund spekulimeve të shumta, duke e lënë sërish të hapur enigmën se kush do të jetë fytyra e re që fshihet pas inicialeve të tjera të publikuara.

 

aiilett.png

Article Logic
Execution time: 0.0052359104156494