INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mishel Platini e deklaron hapur fituesin e “Topi-t të Artë”: “Se kuptoj pse e bëni kaq të vështirë, dihet që do jetë...”

Mishel Platini e deklaron hapur fituesin e “Topi-t të Artë”: “Se kuptoj pse e bëni kaq të vështirë, dihet që do jetë...”

Publikuar më: 13:32 31-10-2018

Mishel Platini i shtohet debatit me personalitet e njohura se kush e meriton “Topin e Artë” këtë vit. Lufta më e madhe është midis dyshes Ronaldo-Messi dhe lojtarëve francezë si Mbappe, Griezmaan dhe Varane.

Ish-presidenti i UEFA-s në deklaratën e tij kishte një mendim totalisht ndryshe, ku nënvizoi faktin se sipas tij zgjedhja ishte shumë e thjeshtë. Ai mendon se këtë trofe individual e meriton Rafael Varane, pasi ai është i vetmi që ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve vitin e shkuar. Sipas tij: “Rezultatet janë e vetmja gjë objektive, të tjerat janë subjektive.”

Gara pritet të jetë e fortë midis Ronaldo-s dhe Modriç, por surprizat nuk kanë munguar kurrë në këtë event prestigjioz.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107