Finalja e “Big Brother VIP 5” po afrohet, por atmosfera mes katër finalistëve Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti duket larg qetësisë që pritej. Në vend të festës, mbrëmja është shoqëruar me tensione, ku Rogerti ka hyrë në debate të njëpasnjëshme me banorët.
Mes tyre, edhe Miri, i cili duket i zhgënjyer nga sjellja e tij. Në një bisedë me Mateon, ai ka shprehur hapur se do të preferonte që në finale të ishte Brikena, duke theksuar se situata do të ishte shumë më pozitive.
Sipas Mirit, prania e Brikenës do të sillte më shumë qetësi, humor dhe energji të mirë në shtëpi. Edhe Mateo ndau të njëjtin mendim, duke shtuar se java e fundit do të kishte qenë shumë më e bukur dhe e mbushur me momente pozitive nëse ajo do të ishte pjesë e finales.
Nga ana tjetër, Miri la të kuptohej se pavarësisht diskutimeve të mëparshme dhe zgjedhjeve të bëra, tashmë gjithçka i përket së shkuarës, duke nënvizuar se loja ka marrë drejtimin e saj dhe nuk mund të ndryshohet.
Tensionet mes finalistëve duket se po rriten çdo ditë, duke e bërë edhe më interesante garën drejt çmimit të madh.








9 Apr 2026 





