INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësorja që vendos përballë 2.8 miliardë njerëz

Miqësorja që vendos përballë 2.8 miliardë njerëz

Publikuar më: 15:23 13-10-2018

Futbolli vendos përballë njëra-tjetrës ekipe nga më të ndryshme pa dallim zone apo tradite. Kina dhe India do të luajnë sot miqësoren historike mes dy vendeve në stadiumin Suzhou në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Azisë që do të startojë në vitin 2019. Kina dhe India nuk shquhen për cilësi në futboll, por ndryshe nga India, Kina ka investuar shifra të frikshme vitet e fundit.

Kjo do të jetë përballja e parë pas plot 21 vitesh mes tyre. Ndeshja e fundit u zhvillua në vitin e largët 1997. Në 17 përballje mes tyre, Kina numëron 12 fitore ndërsa 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234