Opozita nisi në orën 18:30 protestën e 5 kombëtare. Me autobusë dhe makina private protestuesit u nisën drejt Tiranës për t'iu bashkuar opozitës.
Megjithëse në reshje të vazhdueshme shiu, qindra mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë.
Itinerari i marshimit të protestës së sotme të thirrur nga opozita është: Sheshi Skënderbej, Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.
Sipas opozitës, simbolika e këtij marshimi-protestë janë institucionet e kapura nga krimi (Parlamenti dhe Qeveria), si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.
Një numër i madh forcash policie janë angazhuar për protestën. Përreth godinës së kryeministrisë janë rivendosur mbrojtëse metalike.
21:21- Mbyllet protesta e opozitës. Këndohet himni kombëtar!
21:14- Protestuesit mblidhen tek selia e PD, fjalën e merr Basha
21:00- Protestuesit largohen nga Drejtoria e Policisë, shkojnë drejt selisë së PD
20:40- Situatë e tensionuar, protestuesit hedhin molotov e gurë drejt Policisë së Tiranës. Thyen xhamat, plagoset një polic
20:30- Protestuesit mbërrijnë tek Drejtoria e Policisë
20:20- Policia thirrje protestuesve: Ndalni goditjet, plagoset 1 efektiv, dërgohet në spital
20:06- Opozita në marshim, në muret e Kryeministrisë jepen mesazhe: Kundër qeverisë së luksit për vete dhe mjerimit për njerëzit
20:03- Protestuesit mbërrijnë tek Parlamenti
19:44- Protestat e opozitës/ Reagon OSBE: Jemi të shqetësuar për dhunën
19:42- Protestuesit ecin drejt Parlamentit
19:38- Protestuesit hedhin kapsolla para Drejtorisë së Policisë
19:17- Basha përfundon fjalimin, protestuesit nisin marshimin drejt Drejtorisë së Policisë: Frika po vdes! Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe jepini besën se do e bëjmë Shqipërinë si Evropa. Më ndiqni...
19:05- Protestuesit hedhin kapsolla përpara Kryeministrisë
19:01- Basha merr fjalën: Parlamenti, qeveria, kryeministri janë ilegjitim
19:00- ''Zëri i Amerikës'' transmeton live protestën e Opozitës: Mijëra qytetarë sfidojnë motin
18:55- Lulëzim Basha ju bashkohet protestuesve në Sheshin Skënderbej
18:48: Kryemadhi nuk do të jetë sot në protestën e thirrur nga opozita.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestën e sotme të thirrur nga opozita. Kryemadhi ndodhet në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
18:43- Vasili: Të gjithë janë në shesh “Rama ik”
18:40- Klevis Balliun nuk e ndal as shiu, udhëheq banorët e Astirit drejt protestës
18:39- Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita:
-Sheshi Skënderbej
-Kryeministri
-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
-Parlament
-Ministria e Brendshme
-Drejtoria e Policisë Tiranë
Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.
18:35- Nis protesta e 5 kombëtare e opozitës së bashkuar
18:30- Protestuesit nisin të mblidhen tek Kryeministria
18:05- Gazmend Bardhi i përgjigjet Ministrisë së Brendshme. Bardhi shprehet se PD ka qenë dhe do të mbetet parti e paqes dhe që do integrimin europian të Shqipërisë, ndërsa ftoi qytetarët që të dalin sot të protestojnë në mënyrë paqësore.
17:40- Katër ambasadat kryesore në vend, ajo e SHBA, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë bëjnë thirrje për tubim paqësor
17:25- Policia merr në mbrojtje KQZ
17:00- Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat tha se protestuesit prapë po përgatiten për akte dhune, si më datë 11 maj. Ata bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë larg dhunës














10 Dec 2025 





